Tiranë, 30 dhjetor NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ftuar sot fëmijë në ambientet e Parlamentit për të festuar festat e fundit.
Mes muzikës dhe dhuratave të shpërndara , fëmijët recituan dhe gëzuan këtë moment të veçantë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i uroi fëmijët që të rriten të gëzuar. Ajo falënderoi prindërit e tyre për punën që bëjnë çdo ditë.
"Ne mbyllëm një vit të suksesshëm. Sfida dhe mundësi të reja kemi përpara.
Vitin e ardhshëm ju fëmijë bashkë me mamanë e babanë tuaj do të lëvizni të lirë, pa pengesa. Viti i Ri është si ditëlindje për çdo njeri.Â
Por, ju jeni gëzimi jonë, ju jeni gjëja më e ëmbël e më e bukur në botë, që Zoti ka falur" tha sot Topalli.