Teheran, 30 dhjetor, NOA - Qeveria e Iranit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që kanë mbërritur në adresë të saj nga qeveritë perëndimore lidhur me reagimet sipas tyre të dhunshme ndaj protestës së opozitës në këtë vend ditën e Hashures. Irani kështu ka reaguar me indinjatë ndaj deklaratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian rreth protestave të dhunshme në Teheran që kanë lënë të paktën tetë persona të vrarë.
Sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm iranian, Manuchehr Mottaki shtetet e huaja kishin agjendë sekrete në Iran, ndryshe nuk kishin nga t'i merrnin të tilla informata të gabuara.
"Britania do të marrë një goditje në fytyrë, nëse nuk i jep fund kësaj situate të pakuptimtë", u shpreh ai.
Nga ana e tij, presidenti Obama e ka dënuar atë që ai e cilësoi shtypje të iranianëve të pafajshëm, ndërsa ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, tha se protestuesit ishin kurajozë.
Por duket se të tilla deklarata nuk i kanë pëlqyer qeverisë iraniane, e cila ka reaguar menjëherë kundër tyre.
n.e/NOA
Â