English

Konstituohet përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

Vushtrri,30 dhjetor NOA - Në Vushtrri sot është bërë konstatuimi i përbërjes së re të Kuvendit Komunal.

Fjalën i pari e ka mbajtur kryesuesi i deritanishëm i KK-së Ferit Idrizi, i cili e ka hapur këtë seancë solemne, më pas kanë folur edhe kryetari i rizgjedhur i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili ka përmendur të arritur dyvjeçare të kësaj komune si dhe është zotuar para të pranishmëve se premtimet e tija do t'i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar.

"Banorët e qytetit dhe të fshatrave të Vushtrrisë do të kenë kushte më të mira për jetë, ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve", tha në mes tjerash kryetari Bajram Mulaku. Ndërsa i pranishëm në këtë mbledhjeve solemne ishte edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati i cili i ka uruar anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale të Vushtrrisë si dhe kryetarin Mulaku. Më pas ka vazhduar betimi i kryetarit dhe këshilltarëve. Sipas votave të fituara në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 përbërja e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë duket kështu: 15 ulëse ka Partia Demokratike e Kosovës, 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 7 Lidhja Demokratike e Kosovës, 2 Aleanca Kosova e Re, 1 Lëvizja për Bashkim, 1 Lidhja Demokratike e Dardanisë, 1 Partia e Drejtësisë, 1 Kosova Demokratik Turk Partisi.

Më pas për të pranishmit dhe mysafirët është shtruar një koktej rasti.

h.i/NOA

KOMENTE