English

Kryeministri Berisha drekon me të moshuarit me rastin e festave të fundvitit

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një drekë në mjediset e Vilës 31, me rastin e festave të fundvitit, një grup të moshuarish, nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë.

Duke i uruar të pranishmit një vit të mbarë, me shëndet, gëzime e lumturinë që meritojnë, kryeministri i garantoi të moshuarit se qeveria do të jetë gjithmonë pranë tyre për ta lehtësuar dhe për ta bërë më cilësore jetesën e tyre.

 "Të dashur nëna e baballarë, të pranishëm sot këtu në këtë drekë. Kam shumë kënaqësi të drekojmë sot së bashku për të festuar vitin e ri, për tu nderuar ju,që në çdo ditë, çdo vit, të jetës suaj mbartni një sakrificë të madhe të shqiptarëve. Për tu nderuar ju është një detyrim madhor, i qeverisë dhe mbarë shoqërisë, për tu pasur ju në vëmendje të vazhdueshme, për të bërë çdo përpjekje që vitet ti jetoni me gëzim, me shëndet dhe të gëzoni të gjithë shërbimet që ju meritoni dhe për të cilat ju keni nevojë" iu drejtua Berisha të moshuarve.

"Kam kënaqësinë që sot festojmë së bashku këtu në këtë vilë.

Mendova një herë të vij tek ju dhe të drekoj në rezidencën tuaj, por pastaj mendova më mirë tu ftoj, në gjestin e nderimit që ju meritoni, të drekojmë së bashku dhe tu uroj ju, të gjithë të dashurve tuaj, një vit të mbarë, një vit me shëndet, gëzime dhe çfarë tu dëshirojë Â zemra. Tu garantoj se qeveria do të gjendet pranë jush dhe do të bëjë çdo përpjekje që ta bëjë më të mirë dhe të lehtësojë më shumë jetën tuaj.

Katër vjet më parë unë vizitova një nga shtëpitë ku ju rrini. Më shprehët  ankesat tuaja se ju mbanin një pjesë të madhe të pensionit. Qeveria e ndryshoi këtë gjë dhe prapë ajo është e gatshme ta rishqyrtojë , sikundër të jeni të sigurtë se do të bëjmë çdo gjë për kushtet më të përshtatshme, të mundshme dhe shërbimet më cilësore që meritoni aty ku qëndroni, në mënyrë që të ndjeni vazhdimisht ngrohtësinë njerëzore, ngrohtësinë shoqërore që ju meritoni" tha më tej Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE