English

Mbante hashash me vete, arrestohet 20-vjeçari

Tiranë, 20 dhjetor NOA - Antidroga e policisë së Tiranës ka çuar në qeli një 20-vjeçar pasi posedonte hashash.

Aldo Kareci, 20-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është arrestuar dje pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij, në afërsi të lokal "Bonito", në mjetin me targa TR 8332 S, iu gjet dhe sekuestrua një qese farmacie, ku brenda saj ndodhej një sasi bime me erë e ngjyrë si ajo e llojit Cannabis Sattiva. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 3.4 gramë bimë e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokurorisë, në gjendje të lirë, për veprën penale të "prodhimit dhe mbajtjes së narkotikëve".

k.k/NOA
KOMENTE