Angli, 30 Dhjetor NOA - Tekniku i Interit Jose Mourinho ka ritheksuar edhe njëherë dëshirën e tij për tu rikthyer në kampionatin anglez të Premier League.
Ai do të shkojë atje në një udhëtim ku do të shohë kundërshtarin e radhës së Interit në Champions League, Çelsin e Ançelotit por me sa duket për të do të jetë një rikthim nostalgjik ku që vitin e ardhshëm ai mund të jetë nën drejtimin e një skuadre angleze.
Mourinjo ka deklaruar se është një tip që nuk i fsheh ndjenjat e tij dhe në një intervistë që ka dhënë për "Sun" ai ka thënë: "Asnjëherë nuk e kam fshehur dëshirën time për tu rikthyer në Premier League sepse ai është një kampionat i cili më pëlqen, më pëlqen më pëlqen ...", - ka përfunduar portugezi.
Në këtë intervistë ai ka pranuar që nuk i pëlqen të jetë si trajner në Itali dhe që në sezonin e ardhshëm ai mund të largohet pikërisht me destinacion Anglinë, ku ofertat për të nuk mungojnë.
r.b/NOA