English

Selim Belortaja emërohet zv/ministër i Punëve të Jashtme

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Propozimi i Kryeministrit, është miratuar dje nga Këshilli i Ministrave që Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të emërohet Selim Belortaja.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

 Belortaja është Doktor i Shkencave Ekonomike, Ekonomist dhe ekspert për tregtinë ndërkombëtare e politikat zhvillimore.

 Angazhime të kaluara përfshijnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm për bashkëpunimin ekonomik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, postin e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), një institut kërkimor ("think tank") i krijuar me mbështetjen e USAID.

Belortaja ka qenë anëtar i Qeverisë shqiptare (1993-1997) me portofolat e Ministrit të Industrisë dhe Tregtisë dhe atë të Sekretarit të Shtetit për Marrëdhëniet ekonomike me jashtë. Ai ka qenë gjithashtu edhe Kryetar i ekipit shqiptar për negocimin e MSA me BE në vitin 1996.

Ai është autor i disa kontributeve kërkimore të prezantuara në aktivitete publike, si dhe i disa artikujve shkencorë të botuara. Për 12 vjet, ai ka qenë lektor në Universitetin e Tiranës, në lëndët Tregti e Jashtme, Ekonomi e Tregtisë dhe Marketing.

Â

KOMENTE