English

Shoferi humb drejtimin e makinës, plagos dy kalimtarë

Pogradec, 30 dhjetor, NOA - Një shofer ka humbur drejtimin e automjetit duke shkaktuar aksidentimin e dy kalimtarëve, ndërsa mbante në makinë edhe një armë gjahu pa leje. Këto kanë qenë dy arsyet për të cilat forcat e policisë së Pogradecit e kanë ndaluar 24-vjeçarin G.Pengu, lindur dhe banues në fshatin Leshnicë të këtij rrethi. Konkretisht, ai duke drejtuar mjetin tip Volsvagen Golf 3 me targë KO 4256 B, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar 2 veta.

Ata janë 23-vjeçari O.Agolli, lindur dhe banues në Pogradec si dhe A.Daci, 20-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Leshnicë, që të dy tashmë në spital duke rezultuar jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa arma e gjahut e gjetur pa leje ndaj Pengut mësohet të ketë qenë e llojit Breda.

Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penele të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë", parashikuar nga neni 290/1 dhe 280 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE