Londër, 30 dhjetor, NOA -Â Aktorja e madhe Angeline Jolie është përzgjedhur si një ikonë e bukurisë për dekadën e fundit pas një studimi të botuar nga "Superdrug Telegraph", sipas të cilit përveç bukurisë së saj, ajo që është më e habitshme tek Jolie është karakteri i saj i fortë i cili ndërthuret bashkë me tiparet tejet femërorë dhe delikatë. "Angelina Jolie ka një bukuri konvencionale. Ajo shkëlqen me karakterin e fortë të saj dhe me karakteristikat e jashtëzakonshme duke i dhënë kështu një pozicion unik në botën e bukurisë", - tha Steve Jebson, drejtor komercial i Superdrug.
Ndërkaq, studimi në fjalë ka renditur rivalen e saj në dashuri, Jennifer Aniston, si VIP-in e dytë më të bukur në botë.
Ndërkaq, vendet pasuese në listën me 20 femrat më të bukura ka qenë i treti që mbahet nga këngëtarja australiane, Kylie Minogue, ndërsa në vendin e katërt studimi në fjalë ka renditur aktoren Katherine Zeta Jones dhe në të pestin këngëtaren angleze Cheryl Cole.
n.e/NOA
Â
Â
Â