Ramadi, 30 dhjetor, NOA - 18 të vrarë dhe 35 të plagosur është bilanci i dëmeve të shkaktuara nga një shpërthim vetëvrasëse i ndodhur në qytetin perëndimor irakian, Ramadi. Madje, bëhet me dijeni se nga sulmet në fjalë ka mbetur i plagosur edhe guvernatori i provincës Anbar, Kasim Muhamed.
Mësohet se sulmet kanë ndodhur afër selisë së pushtetit provincial dhe janë kryer nga një vetëvrasës këmbësor. Por në të njëjtin vend është shënuuar edhe një sulm tjetër nga një automjet i mbushur me eksploziv.
n.e/NOA
Â
Â