English

Tiranë, policia gjobiti 199 shoferë gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 199 drejtues mjetesh për shkelje të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu policia ka kryer kontrolle edhe ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre.

Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare vetëm përgjatë ditës së djeshme 200 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. "Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga policia e kryeqytetit. k.k/NOA

KOMENTE