English

Waterloo, koncerti në Tiranë

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Fryma e grupit "ABBA" u dëgjua mbrëmë në Pallatin e Kongreseve.

Me rastin e festave të Vitit të Ri një Show fantastik solli për të gjithë adhuruesit e muzikës këngë të vjetra nga "ABBA-t", tashmë nga këngëtarët e rinj, që këndojnë në rrymën e grupit të famshëm "ABBA".

"Waterloo", grupi që është një pjesë e "ABBA - The Concert" i madh, u krijua në vitin 1996 dhe shpejt u bë i njohur si "ABBA" fantastike. Kritikët, audienca dhe shtypi në botë menjëherë pas performancave të tyre, të gjithë ranë dakord që "ky grup është më afër ‘ABBA'-ve". Gjatë viteve 1998-2001, banda "Waterloo" zhvilloi disa turne dhe koncerte në Skandinavi, Belgjikë dhe Azi.

Në vitin 2001, "Waterloo" bashkëpunoi me kompaninë daneze të produksionit, "CSB Entertainment", duke rilindur koncertet e grupit "ABBA".

Koncertet e "ABBA"-ve në total regjistrojnë performancën e tyre në 20 vende në të gjithë botën. Gjatë gjithë këtyre turneve, ata kanë pasur të ftuar gjithmonë nga 2 ose 3 artistë, ku njëri prej tyre ka qenë dikur anëtar i grupit "ABBA".

Gjatë vitit 2009 "Waterloo" kanë performuar nën emrin "ABBA - The Concert", emër me të cilin do të prezantohen edhe sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

m.s/NOA

KOMENTE