Shkodër, 31 dhjetor NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, me qëllim rritjen e sigurisë në shkallë qarku, për të gjithë shtetasit në rrugë, ambiente publike si dhe në sheshet ku do zhvillohen festimet e festës së ndërrimit të viteve, ka hartuar një plan masash, duke vënë në shërbim 24 orë në 24, të gjitha strukturat e saj për parandalimin e çdo lloj situate që mund të krijohet gjatë festimeve.
Nga ana e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, janë marrë masa në shkallë Qarku për të përballuar fluksin e mjeteve, dukë bërë kështu të mundur kontrollin e rreptë të mjeteve dhe dokumentacionet përkatëse, si dhe duke parandaluar aksidentet e çdo aksi rrugore.
k.k/NOAÂ