English

Kërcënoi me vdekje një 46-vjeçar, hetohet nga policia i riu

Durrës, 31 dhjetor NOA - Një 29-vjeçar nga Durrësi do të hetohet penalisht nga policia pasi dyshohet se ka kanosur seriozisht për jetën një 46-vjeç.

Burime nga policia e Durrësit thanë se ditën e djeshme ka filluar ndjekja penale në gjendje të lirë në ngarkim të 29-vjeçarit K.F.

Ndaj tij ka regjistruar një kallëzim penale 46-vjeçari E.H., i cili pretendon se pas një konflikti për motive të dobëta, është kanosur seriozisht për jetën nga ai.

Materialet proceduriale për veprën penale të "kanosjes" iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

k.k/NOA

KOMENTE