Tiranë, 31 dhjetor NOA - Korporata Elektroenergjitike premton se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë gjatë ditëve të Vitit të Ri.
Ky premtim bazohet në rezervat maksimale hidrike që janë krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Gjatë një konference për shtyp drejtori i prodhimit Muharrem Stojku u shpreh se nuk parashikohet që të ketë avari në rrjet ndërkohë që furnizimi nuk do të ndërpritet.
Situata duket e favorizuar edhe nga temperaturat të cilat janë rritur gjatë ditës së sotme, çka ndikon në uljen e konsumit. Â
Reshjet e rëna duket se kanë pasur një efekt pozitiv në bilancin e kompanisë, pasi rezervat e krijuara kanë bërë që KESH të eksportojë energji elektrike, duke ndikuar në rritjen e të ardhurve. Janë krijuar mbi 300 milion kë/h energji rezerva të cilat po të konvertohen krijojnë një shumë prej 15 milion $.
Gjatë muajit janar KESH pritet të eksportojë deri në 6 milion kë/h energji elektrike në ditë. Hidroçentralet janë duke prodhuar maksimumin e energjisë që mban rrjeti 24 -25 milion kë/h në ditë, duke shmangur në këtë mënyrë importin. Â
r.l/NOA
Â
Â
Â