Tiranë, 1 Janar 2010 NOA - Në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" këtu në kryeqytet, erdhi në jetë fëmija i parë i vitit të ri 2010. Ajo është një vajzë e cila u lind nga 25-vjeçarja Etleva Leshi, banore e rrethinave të Tiranës, i tha agjencisë kombëtare të lajmeve NOA, kryemamia Miranda Azisllari.
Mësohet se lindja u krye në orën 00.07 të datës 1 janar 2010, në spitalin Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë" të Tiranës.
Kryemamia Azizllari tha për NOA se lindja ishte normale (pa operacion) dhe për nënën 25-vjeçare është fëmija i saj i parë.
Azillari pohoi se gjendja e bebes dhe nënës është shumë e mirë.
Ndërkohë të tjera lindje pritet të ndodhin gjatë orëve në vazhdim.
e.r/NOA