English

Masakra në një qendër tregtare në Finlandë u krye nga një shqiptar, vrau dhe veten

Finlandë, 31 dhjetor NOA - Një shqiptar ka kryer një masakër sot në një qendër tregtare në Finlandë dhe më pas ka vrarë veten.

Shqiptari i Kosovës, Ibrahim Shkupolli 43-vjeç ka pasur për qëllim të vriste ish-gruan e tij e cila ndodhej në një qendër tregtare në Espoo në Finlandë por më pas ai ka zbrazur armën duke mos llogaritur "shënjestrat" e tij.

Kështu ish-e dashura e tij dhe të paktën katër persona të tjerë mbetën të vdekur ndërsa pas masakrës 43-vjeçari ka ruajtur edhe një plumb për veten.

Të shtënat e armëve dhe viktimat që rrëzoheshin në tokë të gjakosur ka krijuar panik mes qindra personave që ndodheshin në qendrën tregtare të cilët kanë vrapuar për të shpëtuar.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje ku zbuluan se autori i kësaj masakre gjendej mes viktimave.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që detyruan 43-vjeçarin shqiptar të kryejë masakrën.

k.k/NOA

KOMENTE