Durrës, 31 dhjetor NOA - Përplasen dy automjete, plagosen rëndë nën e bir.
Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor Shkozet-Shijak kur automjeti tip-Benz me targa DR 00 40 F, që drejtohej nga 20-vjeçari E.K. është përplasur me mjetin tip-Fiat Panda me targa CE539999 që drejtohej nga 40-vjeçari T.S.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, 39-vjeçarja K.S., e cila është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit tip-Fiat Panda si dhe djali tyre F.S., 4-vjeç.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje për hetuar shkaqet e aksidentit tha se paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari është përgjegjësi i ngjarjes ndaj dhe do të hetohet në gjendje të lirë.
k.k/NOA