English

Rruga Fushë Krujë-Milot përgjaket sërish, 4 viktima

Fushë Krujë, 31 Dhjetor NOA Dita e fundit e vitit që po mbyllet, mori një tjetër jetë sot në rrugën Fushë Krujë Milot kurse tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital, pas një aksidenti që ndodhi në rrethana ende të pasqaruara mirë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Altin Cakoni, banor i Fushë Krujës, duke drejtuar autoveturën e tij, humbi ekuilibrin dhe në një moment makina doli nga rruga duke përfunduar në një kanal ku edhe gjeti vdekjen në moshën vetëm 30 vjeç.

Ndërkohë në makinën që drejtonte i ndjeri, një "Benz", gjendeshin dhe tre persona të tjerë, të cilët të plagosur në aksident, u dërguan në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku në gjendje serioze, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Superstrada që të çon në zonat e Fushë Krujës, Krujës, La]it, Lezhës, Shkodrës etj, është "emërtuar" nga shumë banorë vendas si "rruga e vdekjes".

Kjo për shkak se shumë aksidente ndodhin aty, duke i marrë jetën gati çdo ditë n jerëzve që përfshihen në aksidente tragjike.

e.r/NOA

KOMENTE