English

Tiranë, godet me thikë një 38-vjeçar, arrestohet i riu

Tiranë, 31 dhjetor NOA - Një sherr i çastit për pak ka rrezikuar jetën e një 31-vjeçari i cili u godit me thikë nga kundërshtari i tij.

Ngjarja ndodhi dje pasdite në Linë, Komuna Dajt në Tiranë kur Sulejman Pilafi, 28- vjeç ka goditur me thikë 31-vjeçarin Haki Selmani.

Burime nga policia thanë se plagosja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy djemve.

Ata fillimisht janë konfliktuar me fjalë dhe më pas në gjaknxehtësi e sipër, 28-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur kundërshtarin e tij duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai u transportua menjëherë në spital nga iku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj autori të dyshuar u mor masa e arrestit për veprën penale të "plagosjes së rëndë me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE