Tiranë, 31 dhjetor NOA - Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 96 drejtues mjetesh pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjithashtu policia e Tiranës ka vijuar aksionin e saj edhe ndaj shoferëve debitorë.
"Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thanë burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit.
k.k/NOA