English

Tryeza e Vitit të Ri, kriza privon blerjet për festat

Tiranë, 31 dhjetor NOA - Ndryshe nga çfarë kishin kërkuar për vitin 2009, qytetarët shqiptarë edhe në këtë fundvit janë privuar nga blerjet.

Ata ankohen se tryezës së festës do ti mungojnë shumë gjëra pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Më të privuarit mbeten sërish pensionistët dhe buxhetorët.

"Nuk kam para të mbush tavolinën, unë jam mësues dhe paga që marr nuk më mjafton për të blerë të gjitha gjërat që duhen. Ja do mjaftohem me pak gjëra, por ndjehem i mërzitur pasi fëmijët do ta ndjejnë më shumë varfërinë e tavolinës sonte", thotë Ademi, baba i tre fëmijëve.

"Unë dhe burri do e festojmë vetëm pasi fëmijët i kemi jashtë. Shyqyr që na kanë sjellë ata lekë për të festuar se me pensionet e vogla që marrim s'na dalin as për një gjel deti", thotë Vera.

Ndonëse qeveria nuk pranon se vendi është prekur nga kriza ekonomike, tregtarët pohojnë të kundërtën. Sipas tyre blerjet kanë rënë edhe pse çmimet nuk kanë ndryshuar nga një vit më parë.

"Pazar shumë i dobët dhe për këtë nuk është faji i çmimeve por populli nuk ka lekë", thotë një tregtar ëmbëlsirash tek Pazari i Ri.

Megjithë varfërinë, shqiptarët shpresojnë për një 2010 më ndryshe, për më shumë pensione e rroga të larta, për vende të reja pune për të qenë të krahasueshëm sadopak me standardet në vendet fqinje pasi Evropa për ta duket ende larg, të paktën nga niveli ekonomik.

b.m/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE