English

Nata e ndërrimit të viteve u festua me gëzim dhe pa incidente në mbarë Kosovën

Prishtinë, 1 Janar 2010 NOA - Ndërrimi i viteve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovë ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze, ka njoftuar policia përmes komunikimit sot me mediat. Sikurse dhe në vitet e kaluara dhe ketë vit shumë qytetarë kanë festuar në ambiente familjare, por ka pasur edhe shumë që kanë festuar në qendër të qyteteve, sidomos në metropol.

Radio Evropa e Lirë raporton se në Prishtinë janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe në momentin e ndërrimit të vitit janë shkrepur fishekzjarrë të shumta. Qytetarëve të Kosovës Vitin e Ri 2010 u kanë uruar edhe zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë e vendës.

Â

KOMENTE