English

Presidenti, mesazh kosovarëve: Nuk ndalemi derisa edhe de jure të jemi në BE dhe NATO

Prishtinë, 1 Janar 2010 NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një mesazh për qytetarët premtoi se shteti më i ri në botë, nuk do të ndalet "derisa edhe de jure Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s".

Më poshtë vijon mesazhi i plotë i dr. Sejdiut:

"Dua t'ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Vitit të Ri 2010. Në këtë natë solemne, ju falënderoj të gjithëve pa dallim për punën tuaj vetëmohuese për përparimin e vendit tonë dhe lus Zotin që ky vit t'ju sjellë edhe më shumë paqe, begati dhe lumturi juve dhe familjeve tuaja. Â Viti 2009 i solli vendit tonë suksese të shumta. Kosova ka qenë një faktor frymëzues i marrëdhënieve të mira me vendet e rajonit. Gjithashtu, ne mbajtëm zgjedhjet e para lokale në Kosovën e pavarur, në të cilat ju qytetarë të dashur dëshmuat edhe një herë kulturë të admirueshme politike. Â Edhe në vitin që po vjen ne do të punojmë me vendosmëri për t'i tejkaluar sfidat që kemi para nesh, me qëllim që ta forcojmë edhe më shumë sundimin e ligjit, ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe të ngremë në shkallë më të lartë përkujdesjen shtetërore për pensionistët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Â Po ashtu, do të angazhohemi që të sigurojmë njohje të reja, t'i nxisim investimet e jashtme në Kosovë dhe ta përshpejtojmë sa të jetë e mundur procesin e liberalizimit të vizave. Kosova është vend evropian dhe ne nuk do të ndalemi derisa edhe de jure të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. Â Duke ju përgëzuar sërish për Vitin e Ri 2010, uroj që ndërrimin e moteve ta kaloni të lumtur kudo që të ndodheni", - përfundon mesazhi presidencial.

a.b/r.b/NOA

KOMENTE