English

Spanja merr presidencën e radhës së BE-së, një samit për integrimin e Ballkanit

Madrid, 1 Janar 2010 NOA - Mbretëria e Spanjës ka marrë sot presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në një kohë kur e gjithë Evropa është përfshirë nga një çoroditje ekonomike me pasoja që mund të rriten edhe më shumë këtë vit që po hyn.

Autoritetet në Madrid janë shprehur se marrin presidencën gjashtëmujore të BE sot, "me një plan ambicioz për të gjetur dalje nga kriza ekonomike, për ta nxitur punësimin dhe rritjen ekonomike".

Po ashtu, presidenca e re e BE, vjen edhe me premtimin për mbështetje të vendeve të Ballkanit, mes tyre Shqipëria, për integrimin e tyre të mëtejshëm në Bashkimin Evropian.

Madje, Madridi zyrtar ka paralajmëruar se këtë gjashtë mujor, plot dhjetë vjet pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, do të organizojë në Sarajevë, një takim të tillë të nivelit të lartë. Ky samit është i pritshëm të mbahet në muajin Maj 2010.

r.b/NOA

KOMENTE