English

Aksident me pasojë vdekjen në Malësinë e Madhe, humb jetën motoçiklisti

Malësi e Madhe, 2 Janar NOA - Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në zonën e Malësisë së Madhe, duke i marrë jetën një motoçiklisti, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Zef Perçetaj, 50 vje], banues në fshatin Aliaj në Malësinë e Madhe.

Në lidhje me ngjarjen, policia tha sot se ka kryer arrestimin e 33-vjeçarit Petrit  Zeka, banues në fshatin Kalldrun, rrethit Malësi e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 14.40 në aksin rrugore Koplik - Bajzë të rrethit  Malësi e Madhe, pikërisht në afërsi të një pike karburanti.

Në momentin që automjeti tip Benz  me targë MA 1362 B me drejtues të riun Petrit Zeka po përshkonte këtë aks rrugor, është përplasur me një motoçikletë tip Shanton  me targë MA 069 A me drejtues 50-vjeçarin Zef  Perçetaj.

Për pasojë, është plagosur rëndë drejtuesi i motorçiketës i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje kritike për jetën por nga dëmtimet e marra ka humbur jetën në spital rreth orës 17.50.

Një grup hetimor ka kryer veprimet e para dhe arriti në përfundimin se aksidenti erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të përdorimit të rrugës dhe preu fletë-arrestin për 33-vjeçarin Zeja.

r.d/r.b/NOA

Â

KOMENTE