English

Drini dhe Buna dalin nga shtrati, përmbyten disa zona të Shkodrës

Shkodër, 2 Janar NOA - Disa fshatra në rajonin e Shkodrës janë përmbytur sot për shkak se prurjet në dy lumenjtë përreth tyre ishin të shumta me pasojë daljen nga shtrati, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Mësohet se përmbytje të konsiderueshme regjistrohen në fshatrat e komunës së Bërdicës.

Në fshatin Obot, ujërat kanë bllokuar rrugën që të lidh me qytetin e Shkodrës

kurse situatë e ngjashme konstatohet dhe në fshatin Ana e Malit.

Burime në prefekturën e Shkodrës, thanë se deri tani flitet për rreth 200 hektarë tokë bujqësore të përmbytur, kurse ende nuk ka të dhëna për dëmtime banesash në zonat e prekura.

r.d/r.b/NOA

KOMENTE