Alma Ata, Kazakistan 2 Janar NOA/DW - Kazakistani mori kryesinë e radhës të OSBE-së për vitin 2010. Kazakistani është republika e parë ish-sovjetike që merr drejtimin e kësaj organizate me 56 vende anëtare.
Ministri i Jashtëm kazak, Kanat Saudabajev, tha se vendi i tij do t'ia kushtojë këtë vit nxitjes së një arkitekture evropiane të sigurisë.
Një sërë shtetesh anëtare të OSBE-së, e kritikuan zgjedhjen e Kazakistanit si drejtuese të OSBE-së, duke thënë se ky vend ka deficite në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Prioritetet e drejtimit të tij Kazakistani do t'i sqarojë më hollësisht më 14 janar.
 (Në foto, pjesëmarrësit e Takimit të 17-të Ministror të OSBE-së, që u mbajt më 1 dhjetor 2009, në Athinë)
Â