English

Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura

Lezhë, 2 janar NOA - Kryeministri Sali Berisha, i cili shkoi sot në zonat e prekura nga përmbytjet në veri të vendit, njoftoi se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndaj që sot në zonat e përmbytura janë vënë në gjendje gatishmërie forcat e ushtrisë dhe të policisë pasi përmbytjet e shumta, rrezikojnë sigurinë e popullatës civile.

Berisha vizitoi sot zonat e përmbytura në Qarkun e Lezhës. I shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, dhe Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Genc Ruli, Kryeministri vizitoi zonën e Tales, të përmbytur nga batica e detit Adriatik.

Kryeministri u takua me përfaqësues të pushtetit lokal dhe anëtarë të Shtabit të Emergjencës nga të cilët u njoh më imtësisht me situatën.

Ai u shpreh se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e fryrjes së detit, dhe se duhet të përgatitemi pasi kjo do të jetë gjithmonë e më e shpeshtë, sidomos në këtë zonë dhe në zonën Shkumbin deri në Fushë-Kuq, e gjithë vija e Adriatikut është problematike.

Kryeministri i shprehu banorëve angazhimin e qeverisë për marrjen e masave të jashtëzakonshme për përballimin e situatës.

Kurse tha se duhet një projekt i madh kombëtar për të bërë atë që Holanda ka bërë në shekuj, për shkak të nivelit të ulët të tokës, ne nuk kemi pasur atë problem, por tani për shkak të ngritjes së nivelit të deteve nga ngrohja globale, ky fenomen shfaqet, dhe rrezikon të bëhet një fenomen i ri dhe këtu.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE