English

Në Danimarkë sulmohet karikaturisti i Muhamedit

Kopenhagen, 2 Janar NOA/DW - Policia daneze mundi të shmangte një tentativë për vrasjen e piktorit Kurt Wastergaard, i njohur për karikaturat e tij të profetit Muhamed. Sipas të dhënave të autoriteteve një islamist 28-vjeçar nga Somalia ishte futur me dhunë në banesën e karikaturistit në Aarhus.

Westergaard arriti të mbyllet në një dhomë të sigurtë, ndërsa policia qëllonte dhe arriti ta plagoste somalezin e armatosur me sëpatë.

Sipas të dhënave të shërbimit të fshehtë sulmuesi ka kontakte me terroristët në Afrikën Lindore.

Publikimi i karikaturave të Muhamedit në vitin 2005 pati shkaktuar zemërim dhe trazira të mëdha në botën myslimane.

Si pasojë e tyre kanë humbur jetën më shumë se 150 vetë. Westergaard ndodhet nën mbrojtjen e policisë.

Â

KOMENTE