Paris, 2 Janar NOA/RFE - Vjedhësit kanë grabitur rreth 30 piktura, përfshirë veprat e autorëve Pikaso dhe Ruso, të vlefshme miliona euro në një vilë private në jug të Francës.
Policia në Tulon tha se grabitja në La Cadier d'Azur ka ndodhur derisa pronari i vilës ndodhej për pushime në Suedi, dhe ishte njoftuar nga kujdestari i shtëpisë natën e Vitit të Ri. Besohej se ndër punimet e vjedhura ishte edhe një pikturë e Modilianit, por ajo ndërkohë u gjet.
Â