English

Sfida e një prestigjiatori nga Izraeli: 64 orë në një kub prej akulli

Tel Aviv, 3 Janar NOA - Një prestigjiator izraelit në Tel Aviv ka hyrë në një kub prej akulli dhe është përpjekur të qëndrojë aty i mbyllur deri mesnatën e Vitit të Ri 2010. Ai ka arritur t'ia dalë duke qëndruar plot 64 orë dhe thyer kështu rekordin e mëparshëm.

Çmenduria e radhës e mbushur plot guxim, ka për protagonist 29-vjeçarin Hezi Dean që ju shihni në fotot që shoqërojnë këtë lajm.

Ai ka pohuar se prej vitesh ka dashur të thyejë rekordin e vendosur nga amerikani David Blaine, në vitin 2000, në New York.

Në fakt, amerikani David Blaine ka ndenjur i mbyllur në kubin prej akulli, me temperaturë nën 0 gradë për 58 orë.

Objektivi i Hezit ka qene të mos dalë nga kubi prej akulli më përpara se të kalonin 64 orë.

Ndaj prestigjiatori izraelit është mbyllur në një kub akulli 8 tonësh në sheshin Rabin të kryeqytetit të Izraelit, nën shikimin e një turme kureshtarësh që dyndeshin për të vështruar nga afër ngjarjen.

Ndonëse në brendësi të kubit prej akulli, vetë i riu nuk ngriu dhe ka dalë i gjallë që andej për t'iu nënshtruar kujdesit mjekësor për pak orë derisa mori veten dhe krenar u kthye në shtëpi.

k.a/NOA

Â

KOMENTE