Bogota, 3 Janar NOA - Autoritetet e Kolumbisë kanë urdhëruar evakuimin e 8 mijë personave, pas shpërthimit të vullkanit aktiv në jugperëndim të vendit. Vullkani Galeras, që gjendet 700 kilometra larg Bogotës, është aktivizuar mbrëmë, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Reuters raporton se Vullkani Galeras gjendet 4 276 metra mbi rripin e ashtuquajtur të zjarrtë të Pacifikut ku regjistrohen 85 për qind e tërmeteve botërore.