Prishtinë, 3 Janar NOA - Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente rrugore, kryesisht për shkak të borës dhe ngricës, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz por vetëm disa të lënduar.
Sabrije Kamberi nga Policia e Kosovës saktësoi sot në një deklaratë për mediat se "në 20 aksidente ka pasur të lënduar, në 40 të tjerat vetëm dëme materiale, dhe në asnjërën viktima". Zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se megjithë borën dhe ngricën të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Por ajo apelon që përdoruesit e rrugës të kenë kujdes për të shmangur aksidente të mundshme nëpër akset nacionale dhe rurale.
a.b/e.r/NOA