English

Gjykata Supreme në Peru, 15 vjet burgim për ish-presidentin Fujimori

Lima, 3 Janar NOA/DW - Gjykata Supreme në Peru e konfirmoi sot dënimin me 15 vjet burgim për ish-presidentin Alberto Fujimori për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë kohës, sa ka qenë president në vitet ‘90-të. Në procesin e Apelit gjykatësit e vlerësuan njëzëri si të drejtë dënimin e prillit të vitit të kaluar ku ishte kërkuar 25 vjet heqje lirie.

Konkretisht bëhet fjalë për dy masakra të kryera nga grupet paramilitare në vitet 1991 dhe 1992, si pasojë e të cilave kishin humbur jetën 25 njerëz.

Gjykatësit thanë se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme, që Fujimori ka pasur përgjegjësinë politike për masakrat.

Â

KOMENTE