English

izolim nga jeta institucionale e vendit Decentralizimi në Kosovë

Decentralizimi në Kosovë/ Përmirësimi i kushteve të jetesës për serbët është prioritet i punës së disa kryetarëve të komunave serbe

Nga Bekim Shehu*

Tri komuna të reja më shumicë serbe në Kosove tashmë kanë kryetarët e tyre nga radhët e komunitetit serb, të zgjedhur në votimet e nëntorit për pushtetin lokal. Edhe një komunë e re më shumicë serbe, Novobërda, është themeluar tashmë, por në këtë komunë zgjedhjet i fitoi një shqiptar, sepse serbët e kësaj komune në masë të madhe bojkotuan zgjedhjet.

Serbët që kanë qëndruar në Kosovë meritojnë kushte dinjitoze jetese

Komunat e tjera serbe, Ranillugu, Kllokoti dhe Gracanica, janë komunat e reja serbe funksionale, të cilat u krijuan në bazë të planit të decentalizimit dhe ato iu nënshtrohen ligjeve të Republikës së Kosovës. Kryetari serb i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, pranoi të garojë në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Ai thotë se për të e rëndësishme është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët në komunën e tij.

Mikiq nuk pajtohet me qëndrimin e Beogradit, që kërkon prej serbëve të Kosovës të mos përfshihen në jetën institucionale të vendit, përderisa në Kosovë nuk ka kushte për kthimin e serbëve të zhvendosur.

"Nuk kam asgjë kundër kthimit dhe gjithmonë do të jem në favor. Por, deri kur do të dënojmë ata që kanë qëndruar këtu? Ne kemi njerëz që nuk kanë pasur asnjë arsye të largohen nga këto hapësira. Pse duhet të jenë ata në pozitë më të mirë sesa ata që kanë qëndruar për dhjetë vjet këtu duke jetuar pa kushtet më elementare të jetesës", thotë Gradimir Mikiq. Ai shton, se mirëpret ndihmën e Beogradit për serbët e Kosovës, por nuk pajtohet me kërkesën për refuzimin e ndihmës për qytetarët serbë nga Prishtina zyrtare.

Në këtë linjë, shprehet edhe kryetari tjetër serb i komunës se Kllokotit, Sasha Mirkoviq: "Mua nuk do të më pengonte madje nëse edhe Turqia financon komunën e Kllokotit. Unë paratë i dua dhe dua të zgjidhë gjithçka në komunë".

Nga Beogradi deri tani vetëm premtime

Dy kryetarët e komunave serbe, Ranillug dhe Kllokot, thonë se tash e dhjetë vjet autoritetet e Beogradit më shumë kanë premtuar për serbët e Kosovës sesa kanë vepruar në praktikë. Â

"Po i dëgjoj unë këto premtime tash e dhjetë vjet. Të gjithë ne i dëgjojmë dhe e dimë se si duken dhe si tingëllojnë. Bukur, bombastike dhe përkëdhelëse për veshët, po në terren asgjë. Dhashtë Zoti të jetë e vërtetë, unë do të jem më i lumturi, por derisa nuk shoh, nuk besoj", thotë Gradimir Mikiq, kryetar i komunës së Ranillugut.

Vitin e ardhshëm komuna serbe e veriut të Mitrovicës

Autoritet kosovare parashohin që vitin e ardhshëm të krijohet edhe një komunë e re serbe, ajo e veriut të Mitrovicës. Zyra civile ndërkombëtare, e cila mbikqyr zbatimin e planit të decentralizimit, u ka bërë thirrje serbëve të veriut të Mitrovicës, që të aplikojnë për ekipin përgatitor për themelimin e komunës veriore. Zyrtarët ndërkombëtar thonë, se në radhët e serbëve nga veriu i Mitrovicës ka të interesuar që të përfshihen në ekipin përgatitor të komunës. Zyra civile ndërkombëtare nuk arriti që këtë vit të bindë serbët e kësaj pjesë që të përfshihen në zgjedhjet lokale të nëntorit. Kjo për faktin se serbët e kësaj pjese janë ndikuar nga Beogradi zyrtar, që të refuzojnë përfshirjen në jetën institucionale të Kosovës. Ndërkohë, zyrtarë nga ministria e pushtetit lokal besojnë se në pranverë të vitit të ardhshëm në pjesën veriore të Mitrovicës do të organizohen zgjedhje dhe në këtë mënyrë, të kompletohet krijimi i pesë komunave të reja më shumicë serbe në Kosovë.

(*) DW

Â

KOMENTE