English

Masakër në Pejë, një i vrarë dhe tre të plagosur në "City Club"

Pejë, 3 Janar NOA - Një i vrarë dhe tre të plagosur, është bilanci i një masakre që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në një klub nate në Pejë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Policia lokale duke konfirmuar informacionin tha se ngjarja ndodhi në diskotekën "City Club" në qytetin e Pejës, në rrethana ende të paqarta, edhe pse paraprakisht dyshohet se erdhi në gjaknxehtësi e sipër të protagonistëve në ngjarje.

Burime zyrtare nga Njësitet Policore të Stacionit Policor të Pejës, treguan për agjencinë NOA se ngjarja ndodhi kur një person ende i paidentifikuar ka hyrë në diskotekë me dy pistoleta që mbante në secilën dorë dhe në mënyre të pakontrolluar ka shtënë dhe pastaj është larguar.

"Personi që ka shtënë ende nuk është identifikuar. Menjëherë pasi hapi zjarr duke i marrë jetën 25-vjeçarit banor i qytetit të Pejës dhe plagosur rëndë tre të tjerë, agresori u largua me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Dy ndër të plagosurit, një vajzë nga Peja dhe tjetri një djalë nga Istogu, u dëguan në spitalin e Pejës kurse një i tretë, 25-vjeçar nga Peja, për shkak të gjendjes më kritike u dërgua në Qendrën Klinike Universitar në Prishtinë.

a.b/r.b/NOA

KOMENTE