English

Pas akuzave të Obamës, mbyllet ambasada amerikane në Jemen

Sana, Jemen 3 Janar NOA - Shtetet e Bahskuara të Amerikës kanë mbyllur për vizitorët ambasadën e tyre në Sana të Jemenit, pas kërcënimeve të fundit të rrjetit terrorist El Kaida, se do të sulmojë objektet amerikane në këtë vend. Autoritetet amerikane kanë urdhëruar të gjithë punonjësit e ambasadës, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të presin udhëzimet tjera.

Zyrtari i ambasadës në bisedën telefonike me korrespondentin e agjencisë Associated Press nuk ka dashur të konfirmojë nëse ka pasur kërcënime të reja ose jo por ai pranoi se ambasada ishte mbyllur.

Më herët, ambasada amerikane kishte sinjalizuar të gjithë shtetasit amerikanë në Jemen që të kenë kujdes dhe t'u përmbahen masave të sigurisë. Presidenti Obama dje tha se përgjegjëse për tentimin e sulmit në aeroplanin Amsterdam - Detroit ishte dega në Jemen e Al Kaedës.

KOMENTE