English

Presidenti amerikan Obama sërish akuzon "rrjetin terrorist" Al Kaeda

Uashington, 3 Janar NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, për herë të parë publikisht ka akuzuar një krah të "rrjetit terrorist" Al Kaeda duke thënë sot se ai qëndron pas sulmit të dështuar kundër aeroplanit amerikan që fluturonte në linjën Amsterdam - Detroit.

Në paraqitjen e rregullt javore përmes radios, Obama ka thënë se nigeriani i ri, Umar Faruk Abdulmutaleb, ka qëndruar në Jemen, ku është stërvitur dhe pajisur dhe pastaj i është dhënë urdhri për të bërë sulmin.

"Gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë proces janë përgjegjës", ka thënë Obama.

Sakaq, SHBA-të thonë se Jemeni nuk është front i ri i luftës kundër terrorizmit.

Këshilltari i presidentit amerikan për luftën kundër terrorizmit Xhon Brenan ka deklaruar se për shkak të "kërcënimeve aktive" të Al Kaedës është mbyllur ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jemen, por ka shtuar se SHBA-të nuk do të hapin front të ri të luftës kundër terrorizmit në këtë vend.

Brenan ka thënë se vlerëson se në Jemen ka disa qindra anëtar të rrjetit terrorist Al Kaeda.

KOMENTE