English

Presidenti dhe Kryeprokurori i Kroacisë do të vizitojnë Kosovën

Prishtinë,3 Janar 2010 NOA/ Hajdin Islami - Kryeprokurori i shtetit Kroat, Mladen Bajic, do të jetë pjesë e delegacionit kroat, i cili do të kryesohet nga Presidenti Stipe Mesiç, që do të vizitojnë Republikën e Kosovës më 8 janar 2010.

Kryeprokurori Bajic do të pritet nga Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës, Hilmi Zhitia, më 8 janar 2010.

Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi në mes Kryeprokurorisë së Shtetit Kroat dhe Kryeprokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi do të jetë thellimi i bashkëpunimit në mes Kryeprokurorisë së Shtetit Kroat dhe Kryeprokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, - bënë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare.

h.s/e.r/NOA

KOMENTE