English

Priftërinjtë e Kubës paralajmërojnë: Viti 2010, plot trazira nëpër botë

Havanë, 3 janar - Një grup i priftërinjve afrikano-kubanë parashikon që gjatë këtij viti në botë do të ketë trazira politike dhe shoqërore, luftë për pushtet, tradhti dhe grusht-shtete, si dhe do të vdesin një numër i madh i politikanëve dhe drejtuesve të tjerë.

Priftërinjtë të dielën u kanë rekomanduar liderëve të vjetër që të tërhiqen nga pushteti dhe në vend të tyre t'u lëshojnë vendin të rinjve. Kjo është një porosi e ndjeshme për Kubën, të cilën për më tepër se gjysmë shekulli po e udhëheqin vëllezërit Fidel 83 vjeçar dhe Raul Kastro, 78 vjeç. "Gjeneratat e vjetra duhet të bartin përvojën të rinjve, pasi gjeneratat e reja janë më mirë të përgatitura", ka thënë njëri nga priftërinjtë kursor të Santerisë na Kubë, Voktor Betankur. Santeria është një përzierje e katolicizmit dhe ritualeve tradicionale afrikane joruba. Njëherësh, ky është besimi i shumicës së kubanëve. Një e treta prej gjithsej 1,2 milion banorëve të Kinës janë me prejardhje afrikane. Qeveria kubane toleron Santerinë dhe besimet e tjera, dhe që nga vitet 1990-ta ka dhënë më tepër liri fetare. /Kosovapress/

Â

KOMENTE