Moskë, 3 Janar NOA - Rusia ka ndalur sot rrjedhjen e naftës për rafineritë e Bjellorusisë pas dështimit të arritjes së një ujdie për vitin 2010. Megjithatë, tensionet në rritje nuk kanë prekur transitin e naftës së Rusisë drejtë Bashkimit Evropian, kanë thënë ekspertët ekonomikë, raporton radio Evropa e Lirë.
Politikanët evropianë shumë shpesh kanë akuzuar Rusinë se po shfrytëzon energjinë si mjet për frikësimin e fqinjëve.
Një e pesta e sasive të energjisë për Bashkimin Evropian vjen nga Rusia dhe transportohet përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë.