English

Tërmet në Taxhikistan, mijëra vetë mbeten pa strehë

Pamir - Taxhikistan, 3 Janar NOA - Një tërmet i fuqisë 5,2 ballë sipas shkallës Rihter ka tronditur Malësinë e Pamirit në Taxhikistan duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, kurse nuk raportohen viktima në njerëz.

Gjithsesi autoritetet thanë sot se janë të shqetësuar për faktin se rreth 20 mijë banorë të rajonit Gorno-Badaçshanski kanë mbetur në një mot me temperatura shumë të ulëta pa strehë mbi kokë.

Zyra për mbrojtjen civile në Dushanbe tha se më shumë se një mijë shtëpi janë rrënuar si dhe janë shkatërruar shumë rrugë dhe objekte të tjera publike.

KOMENTE