Londër, 4 janar, NOA - U shpall si "bashkëshorti i vitit", por duket se ky titull nuk i përkiste aspak kur iu zbulua tradhtia që kryente pas krahëve të së shoqes. Kështu citojnë mediat për Darryl Johnson, i shpallur si "bashkëshorti i vitit" në Britaninë e Madhe, për të cilin thuhet konkretisht se ai e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me një fotomodele.
Ai u martua me Emma McIntyre në një ceremoni që kushtoi 10.000 paund, të gjitha të paguara nga një gazete lokale që e zgjodhi si çiftin e vitit.
Por do të ishte pikërisht e shoqja e tij, ndaj së cilës të paktën në dukje shihej se ai shfaqte shumë vëmendje, e cila do të zbulonte tradhtinë.
E kjo, pasi ajo zbuloi sesi bashkëshorti i saj merrte dhjetëra telefonata brenda një dite nga 19-vjeçarja Paris Beauclaudette.
Lidhur me një fakt të tillë ajo ka pohuar se iu kthye në një makth, ndërsa Derryl ka pohuar: "E kam dashur Emman, por gjërat ndryshojnë".
n.e/NOA
Â