English

Emigrantët, vazhdon ende fluksi i lartë i largimit në pikat kufitare

Kakavijë, 4 janar, NOA - Nëpër pikat kufitare të vendit vazhdon ende që të jetë një fluks i lartë i daljes së emigrantëve shqiptarë, të cilët iu drejtohen vendeve fqinje pas festave të fundvitit kaluar pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë kufitare, e cila është vënë e gjitha në dispozicion të emigrantëve të cilët largohen nga vendi i tyre.

Sipas këtyre burimeve, piku i largimit të emigrantëve është shënuar ditën e djeshme, ndërsa gjarë orëve të natës së sotme vetëm në pikën kufitare të Kakavijës mësohet se janë larguar 1300 emigrantë të tjerë dhe 350 automjete.

n.e/NOA

KOMENTE