Uashington, 4 janar, NOA - Filmi "Avatar" po surprizën industrinë amerikane të filmave për nga niveli i lartë i shikueshmërisë së tij si edhe shumës së madhe të parave që ka kapur për nga fitimet nëpër kinema. Mediat e shou-bizeve amerikane bëjnë me dijeni faktin sesi ky film po qëndron për të tretën javë në krye të listës së filmave më të shikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej publikut.
Madje thuhet sesi fitimet rreth tij kanë arritur të kapin një shifër prej 1 miliardë dollarësh. Vetëm në kinematë e Nju Jorkut thuhet se si prej tij janë fituar plot 206 milionë dollarë.
Ndërsa në SHBA dhe Kanada në javën që kaloi arriti që të fitojë shifrën e 358 milionë dollarëve.
n.e/NOA
Â
Â
Â