English

Frattini: Ambasada italiane në Jemen nuk do të mbyllet

Romë, 4 janar, NOA - Italia nuk do të pranojë ta mbyllë ambasadën e saj në shtetin islamik të Jemenit, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia që kanë deklaruar mbylljen e tyre në këtë vend. Lajmi për Italinë është bërë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, sipas të cilit ambasada italiane në Jemen është e mbrojtur mirë dhe nuk ka vend për mbyllje të saj.

"Ambasada jonë në Jemen është e mbrojtur më së miri. Por në rast të ndonjë kërcënimi ne do të rishohim situatën", mësohet të jetë shprehur Frattini lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, ambasada amerikane dhe ajo britanike në Jemen kanë mbyllur dyert e tyre për vizitorët pas kërcënimeve të fundit të rrjetit terrorist Al Kaeda se do të sulmojë objektet amerikane në këtë vend.

n.e/NOA

KOMENTE