English

Hiqet bllokada, të prekurit me HIV do lejohen të futen në SHBA

Uashington, 4 janar, NOA - Personat e infektuar me virusin vdekjeprurës HIV, i cili shkakton sëmundjen e AIDS, do të lejohen në një të ardhme të afërt të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo falë shfuqizimit të ligjit ekzistues deri tani, i cili nuk e lejonte këtë kategori personash që të shkelnin tokën ku kanë menduar të realizojnë të ashtuquajturën "ëndrra amerikane".

Lajmi bëhet me dijeni nga media amerikane, sipas të cilave duke filluar që prej ditës së sotme, të gjithë personat e sëmurë me virusin vdekjeprurës kanë mundësi të shkelin në tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kësaj kategorie shoqërore u ishte vendosur një bllokadë që nga viti 1987 dhe për gati dy dekada i ka privuar ata nga takimi dhe jeta me të afërmit e tyre, vetëm sepse kishin një virus të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE