Jemen, 4 janar NOA - Japonia e Franca u janë bashkuar Britanisë, Gjermanisë dhe SHBA-së duke mbyllur dyert e ambasadave në Jemen.
Tokjo vendosi ti vërë kyçin selisë diplomatike në Sanaa pas njoftimeve për tensionim të situatës në vendin arab për shkak të përplasjeve të policisë e ushtrisë me guerrilasit e Al Kaedës. Arsyet e sigurisë kanë detyruar edhe Parisin të mbyllë ambasadën.
Por ndryshe ka vepruar Italia e cila përkohësisht vendosi të bajt hapur ambasadën.
k.k/NOA