Vushtrisë, 4 janar NOA - Digjen të gjallë dy të rinj në automjet.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, kur dy të rinj nga Kçiqi i Vushtrrisë kanë gjetur vdekjen, pasi kanë mbetur të ngujuar në veturën e cila është përfshirë nga flakët pas një aksidenti.
"Si pasojë e ngricave në rrugë, dy vetura civile të cilat drejtoheshin nga të rinj kosovarë shqiptarë janë përfshirë në një aksident.
Pas përplasjes të dyja automjetet kanë marrë flakë. Në njërën veturë kanë mbetur të ngujuar drejtuesi i mjetit 18-vjeçar dhe djali i vëllait të tij, i moshës 15-vjeçare, të cilët humbën jetën", deklaroi sot policia.
Ndërsa, drejtuesi i makinës tjetër ka arritur të dalë nga vetura me lëndime të lehta.
"Të dy veturat janë djegur tërësisht", bën të ditur policia.
Â